Në fund të këtij sezoni legjenda e Romës Francesco Totti vendosi të tërhiqej nga futbolli pas 25 vitesh karrierë me verdhekuqtë e kryeqytetit italian. Por edhe pse 40-vjeçari i vari këpucët në gozhdë, ai ende është një objekt sulmesh nga tifozët kundërshtarë.
nintchdbpict000327554576
Në Romë rruga “Licia” i është dedikuar Totti-t për atë se çfarë ky njeri ka bërë për klubin verdhekuq, por së fundmi persona të paidentifikuar kanë vandalizuar një mur të kësaj rruge duke shkruar: “Totti koka e mafias”, raporton sportmediaset.

Nuk bëhet e ditur se kush janë personat të cilët kryen aktin, por me shumë mundësi janë tifozë të Lacios të cilët ende e kanë të freskët atë se çfarë Totti iu ka shkaktuar sa herë përballej me skuadrën e tyre.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb