Në fjalën e saj Dhurata Çupi e ndalur tek ligjbërja tha se ka konstatuar mbivendosje kompetencash, ndërsa shtoi se detyrë e institucioneve nuk është thjesht raporti, por të japin informacione konkrete se në çfarë nivelesh është korrupsioni në Shqipëri.

“Sqarojmë që mblidhemi këtu për të mirën publike të vendit dhe më tej marrim masa në mënyrë që të përmbushim dhe kushtet për anëtarësim europian që na kërkohet. Këtu janë tre pushtete legjislativ, ekzekutiv, dhe gjyqësor, dhe mendohet të jenë të pavarur, dhe refuzoj që institucionet e pavarura të japin thjesht  llogari. Përkundrazi këtu diskutohet për të mirën e vendit dhe kushtet e vendosura nga KE. Shoh që institucionet e pavarura po thirren për raporte dhe duket sikur ne i vendosim tytë dhe i kërkojmë llogari ndaj tyre. Ndërkohë këto janë institucionet të pavarur, që konsideron tre pushtet pra check and balance që monitorojmë njëri-tjetrin, por ligjvënësit s’mund ti kërkojë llogari. Pyetja e parë mbi eficencën e institucioneve të pavarura të drejtësisë, çfarë i nevojitet nga ligjvënësi për ligjbërjen (SPAK dhe Prokuroria) për rritjen e kapaciteteve të tyre? Së dyti, çfarë pakete ligjore është në proces, pasi kam konstatuar që ka mbivendosje kompetencash lidhur me institucionet e tjetra sa i takon ligjbërjes që kërkohet nga institucionet. Së treti, i kërkojmë institucioneve të pavarura të na japin informacione konkrete se në çfarë niveli i korrupsionit në Shqipëri, pastrim parash, sa është niveli, sepse po ti referohemi vetëm në 20221, 15 raporte ndërkombëtare veçmas theksojnë mbi nivelin galopant të korrupsionit në vend. Po ashtu a ka pabarazi në tendera, jo vetëm se para një jave një koleg të opozitës na bëri të ditur se 1 në 3 tendera merret pa gare, me fondin limit? A kanë institucionet e pavarura në hetim çështjet e lobimit për ligjet e veçanta?”, tha Çupi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: