Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka zbardhur skemën e ndërtimit të incerneratorit në Elbasan. Gjatë fjalës së tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Boçi tha se ndërtimi i një inceneratori të ri, përveç dy atyre ekzistues në Elbasan dhe Fier, paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë parimin e hierarkisë së mbetjeve dhe objektivat e riciklimit.

Nga ana tjetër deputeti i Elbasanit Lefter Gështenja ka kërkuar informacion në lidhje me skemën korruptive të inceneratorit të Fierit. Ai shprehet se autoriteti ka shkelur rregullat në ngut për të dhuruar kontratën koncesionare

 

FJALA E PLOTË E ANËTARIT TË KOMISIONIT HETIMOR, LUÇIANO BOÇI

Progres-raporti 2018: “Ndërtimi i një incerneratori në Elbasan, i cili filloi të operojë vitin e kaluar dhe planet për investime të mëtejshme në incerneratorë përbëjnë një shqetësim në termat e respektimit të parimeve të BE-së për shkak se groposja dhe incernerimi janë opsionet më pak të pëlqyera të menaxhimit të mbetjeve.”
Progesraporti 2021: Ndërtimi i një inceneratori të ri, përveç dy atyre ekzistues në Elbasan dhe Fier, paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë parimin e hierarkisë së mbetjeve dhe objektivat e riciklimit.
Zgjedhja e Bashkisë Elbasan si bankoprovë për skemën korruptive nuk është e rastit e as e çuditshme.
Në Elbasan për cështjen e trajtimit të mbetejeve kishte dy projekte. Një i paraqitur nga Këshilli i Qarkut Elbasan që parashikonte ngritjen e një landfilli në dampën e Paprit dhe një nga vetë bashkia në dampën e kombinatit Energjitik brenda Kombinatit Metalurgjik. Të dyja me kosto disafish më të ulët se imceneratori.
Projektet u rrëzuan me urdhër nga lart për të aplikuar skemën korruptive. Bashkia Elbasan, ne pamje te pare, behet kështu nismëtarja e skemës që ishte paracaktuar në nivel më të lartë, siç tregojnë faktet në vijim. Kjo Bashki, për të përligjur mungesën e plotë të procedurës ligjore, merr miratim nga Ministria e Mjedisit për projektin e paraqitur në korrik 2014.
Disa dite me pas, krijohet shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k, me ortak te vetëm Stela Gugallja, me kapital vetëm 100.000 leke, e cila, pa asnjë përvojë të vetme në fushën e trajtimit të mbetjeve, por çuditërisht në dijeni të ekzistencës së nismës së marrë nga institucionet e sipërpërmendura, paraqet kërkesë për shprehje interesi për PPP, kërkesë e mbeshtetur mbi një akt të emërtuar “studim”, por që nuk mundet assesi te konsiderohet i tillë sepse është i mnagët si studim.Menjëherë merren masat nga Ministria e Mjedisit që propozimi i Albtek Energy të hyjë në kanale proceduriale dhe ngrihet komisioni për koncesionin. Kompania dërgon dokumentacionin tekniko-financiar të rishikuar, studimin teknik të përgatitur nga Ernesto Granelli (Energy Recuperator, ortake e koncesionares së Tiranës). Me këtë shoqëri, kompania Albtek Energy lidh një kontratë me çelësa në dorë në nëntor 2014, për ndërtimin e impiantit. Duhet të vëmë në dukje që deri në nëntor 2014 Ministria e Financave nën drejtimin e ish ministrit Canaj nuk kishte dhënë dakordësinë për këtë projekt tek Ministria e Mjedisit siç konfirmojnë edhe korrespondencat ndërministrore.
Gjithsesi kompania Albtek Energy ndjehej mjaft e sigurtë që do të fitonte këtë koncesion/PPP saqë lidhi një kontratë për blerje përpara se të merrte dakordësinë e ministrit Cani.
Sakaq, ende pa rënë dakord ministri Cani, një VKM e qeverisë rishikon programin e buxhetit duke prekur zërin e inceneratorëve. Më në fund pas disa muajve letërkëmbimi, ministria e Financave pranon dhe në dhjetor 2014 i dërgohet ftesa kompanisë Albtek, në 16 dhjetor paraqitet oferta nga kompania. Po në atë ditë vlerësohet, po në atë ditë merr aprovimin dhe kontrata e cila qarkullon brenda 8 orarëshit të datës 16 në katër ministri dhe firmoset në të njëjtën datë nga Stela Gugllaja dhe Ministri Mjedisit, zoti Koka.
Dokumentat tregojnë se brenda 24 oreve janë kryer 9 procedura, nga shpallja fituese deri tek miratimi i kontratës nga qeveria!
1. Me 16 Dhjetor 2014 kompania e Arben Ahmetajt u shpall fituese.
2. Koha per ankimin u caktua brenda datës 16.
3. Koha për shqyrtim ankese u mbyll brenda datës 16.
4. Dergimi i draftit për mendim në ministritë e tjera brenda datës 16.
5. Përgjigja me shkrim e komenteve nga ministritë e tjera erdhi brenda datës 16.
6. Hartimi i kontratës me 40 faqe brenda datës 16. Kampion Olimpik
7. Negocim kontrate mes paleve brenda datës 16.
8. Firmosje kontrate mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë së Arben Ahmetajt brenda datës 16. Kampion botëror.
9. Miratim kontrate në mbledhje qeverie me datën 17 Dhjetor 2014!
Procedura e ndjekur, negocim pa shpallje, është procedurë që nuk parashikohet në ligjin për koncesionet, I cili në mënyrë taksative parashikon vetëm tri të tilla. Në janar 2015 kompania merr edhe lejet e fundit për ndërtimin.
Kështu kompania e drejtuar nga Stela Gugallja me një projekt të Klodian Zotos do të fitonte koncesionin e inceneratorëve për qytetin e Elbasanit. Vlera e tij 21 mln euro me një procedurë tërësisht jo korrekte, jo transparente dhe të mbushur me një nxitim që e bën fajtore ministrinë e mjedisit dhe gjithashtu edhe individë të tjerë.

Por, historia nuk mbaron me kaq. Të njëjtët personazh kthehen për të ekzekutuar një tjetër marrëveshje në kurriz të shqiptarëve nga një tjetër vend krimi dhe korrupsioni.
Duhen parë aksionerët e inceneratorit të Elbasanit i cili pavarësisht investimit gjigant punon në 20% të kapacitetit. Aq më tepër u pretendua se nga ai të prodhohej energji elektrike dhe sot e kësaj dite energji nuk prodhohet dhe më të dëmtuarit në këtë pjesë të inceneratorit janë banorët e zonës, për një incinerator të ndërtuar jashtë kushteve teknike në zallin e lumit Shkumbin që ndot faunën dhe florën e zonës. U ndërtua me teknologji të vjetëruar me 4 mijë 500 gradë dhe jo 7 mijë gradë siç parashikohej. BE e kundërshton incenerimin. Helmimi I Elbasanit vazhdon në mënyrë progresive. Tani jo me tymin e dukshëm, por me tymin e padukshëm kancerogjen.

FJALA E PLOTË E ANËTARIT TË KOMISIONIT HETIMOR, LEFTER GËSHTENJA
Tre janë arsyet kryesore që një qeveri zgjedh PPP-të, si formë prokurimi është :
1 – Mungesa e financimit për ta bërë vetë projektin.
2 – Transferimi i riskut kryesor te privati.
3 – Krahasimi i mënyrës tradicionale me prokurim publik apo koncesion.
Problemi me konçesionet vërehet që në fazat fillestare, një prej të cilave është proçesi i tenderimit.
Përse të treja ofertat konçesionare janë të pakërkuara, pra projektet nuk janë pjesë të paketës strategjike të zhvillimit të vendit
Këto oferta të pakërkuara, me studime fizibiliteti dhe miratim kontratash ne kohe rekord brenda nje fundajve kane shkelur hapur ligjin dhe procedurat për konçesionet dhe partneritetin publik privat. A ka patur garë reale për sa kohë në inceneratorin e Fierit ka patur një operator?
Përse në të gjitha rastet specifikat ligjore janë bërë me tendencë për të përjashtuar kompanitë e huaja dhe kështu të mundësojnë paracaktimin e kompanisë fituese.
A ka patur një analizë vlerë/kosto?
Si ka mundësi që Qeveria ka financuar tre koncesione dhe ka kryer pagesa pa filluar dhe pa u mbaruar projekti për më tepër duke shkelur kontratën pasi nuk ka filluar as shitja dhe prodhimi i energjisë siç e ka detyrim kontraktual?
Për këdo që njeh kontrata koncesionare është e qartë që i gjithë risku i investimit bie mbi qeverinë dhe kjo mbi privatin. Sepse qeveria ka dalë garant në institucionet financiare që këto kompani private të kreditohen.
Si ka mundësi në 18.07.2016 Ministria e Mjedisit hap garën për këtë incenerator, ndërkohë ajo nuk kishte marrë dakordësinë e projektit nga Ministria e Financave ashtu siç e përcakton ligji pasi ligji parashikon në mënyrë rigoroze hapat procedurialë që duhet të ndiqen.
Studimi i fizibilitetit është bazuar në zonën e fshatit Portëz, pronë e shtetit, pra pa kosto shtesë shpronësimesh për shtetin e miratuar me vendim të KB Fier nr. 40, datë 26.10.2015 për të cilat janë bërë dhe studime gjeologjike etj. Aspektet/karakteristikat e tokës janë vlerësuar pozitivisht nga autoriteti kontraktor, përderisa propozimi i pakërkuar është miratuar.
A është ndryshuar vendndodhja e objektit dhe nëse po perse është bere një gjë e tillë?
Në 15.02.2017 është amenduar kontrata koncesionare mes Ministrisë dhe shoqërisë koncesionare, duke u ndryshuar vendndodhja e ndërtimit të impiantit.
Kosto shtesë për shpronësimin, ndërkohë që është marrë miratimi për mbështetje financiare mbi të dhëna që nuk marrin parasysh këtë shpenzim të mëtejshëm;
Përse ngarkohet OST për përballimin e shpronësimit dhe jo Ministria e Mjedisit.
Mungon vendim i KB për miratimin e zonës së re;
Për zonën e parë, ishin bërë studime gjeologjike, tektonike, hidrike dhe ishin vlerësuar pozitivisht. Zgjedhja e zonën së dytë, pas lidhjes së kontratës, në mungesë të një dokumentacioni provues, bën të kuptojmë që impianti do të bëhet në një zonë për të cilën nuk janë kryer dhe vlerësuar dhe kualifikuar këto studime;
A ka pasur konsultim me publikun siç e përcakton ligji?
Në propozimin e pa kërkuar subjekti propozues ka parashikuar vitet 2016-2017 si periudhë e nevojshme për ndërtimin e impiantit dhe vitin 2018 si vitin e vënies në punë. Ndërkohë pagesat e shtetit propozohet dhe pranohet dhe në kontratë që pagesat e kësteve nga ana e shtetit të fillojnë qysh nga momenti i lidhjes së kontratës;
Fakt është puna nuk filloi as në 2016, as në 2017 dhe as në 2018. Pavarësisht kësaj, sot që flasim, pagesat e kryera, me korrektesë zviceriane, nga shteti në favor të koncesionarit kapin vlerën 8,2 miliard lekë të vjetër. Përse shteti nuk kërkon amendim të kontratës për t’u garantuar si për pagesat e bëra kundrejt asgjëje dhe vendosjen e klauzolës që pagesat e ardhshme do të kryhen kundrejt situacioneve të punimeve të paraqitura? Çfarë garancie ka vendosur shteti në rast se për një arsye çfarëdo, projekti nuk zbatohet asnjëherë? Asnjë! Edhe garancia e kontratës ka vlefshmëri deri në 9 qershor 2018, pra edhe 4 muaj.
Shkeljet e autoritetit në ngut për të dhuruar kontratën koncesionare
Në datë 25. 11.2015 Ministrisë, me kërkesën e saj, i paraqiten të dhëna të detajuara nga propozuesi që lidhen me studimin ekonomiko- financiar, Studim fizibiliteti; eksperienca dhe referenca të shoqërive (në dokumentacionin e dërguar asnjë dokument të tillë nuk kishte); studimi teknik dhe Vlerësimi i ndikimit në mjedis.

Neni 42 i ligjit të koncesioneve kërkon që për koncesionet që kërkojnë financim nga shteti, të merret miratimi paraprak nga Ministria e Financave. Mesa duket kjo dhe qëndrime të tjera në përputhje me ligjin, të Ministrit Cani, e ndëshkuan atë me shkarkimin nga funksioni.
Propozues i objektit ka qenë shoqëria “Building Construction & Green Energy” sh.p.k. e cila ka marrë bonusin 10%. Por çuditërisht, kjo shoqëri nuk merr pjesë fare në garë.
I vetmi pjesëmarrës, në një koncesion me vlerë 28 milionë euro, është shoqëria e Zotos: “Integrated technology Services & Energy 2” Propozimi i ofertuesit, studimet, janë copy-paste atyre çfarë kishte paraqitur si propozim të pakërkuar kompania propozuese
A ka një oponencë të studimit të fizibilitetit e kryer nga studio e specializuar.
A ka kompani mbikqyrese dhe a jane te licensuara në fushën e trajtimit të mbetjeve?

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb