TIRANË

Partia Socialiste ka nisur në këto momente mbledhjen e kryesisë, ndërsa shefi i qeverisë Edi Rama, por edhe figura të tjera të PS-së kanë shkuar në seli në orën 18:00, ashtu siç dhe ishte parashikuar.

Gazetari i “BalkanWeb”, Erjon Skëndaj ka kapur momentin kur kryeministri ka zbritur nga makina, ndërsa ajo që vihet re është fakti se Edi Rama nuk ka harruar as këtë herë të shkojë në selinë rozë, i veshur me kostum dhe atlete.

Më herët “BalkanWeb” mësoi se PS-ja gjatë mbledhjes nuk do të diskutojë për emra konkrete për të pasur Valdrin Pjetrin në Shkodër, por tema kryesore do jetë ajo e ngritjes së  një grupi pune, i cili do të merret me detyrat e riorganizimit të partisë për qytetin e Shkodrës.

(n.m/BalkaneWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: