Në mbledhjen me strukturat drejtuese te PD, e cila për nga numri i pjesëmarrësve është më e madhja e mbledhur që nga humbja e 6 Marsit, Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij.

Ai theksoi se 25 prilli ishte një goditje e rëndë.

“25 prilli ishte një goditje e rëndë. Një qeveri që vjen si vullnet i njerëzve mund të ngrihet në nivelin e halleve të tyre dhe të kuptojë zgjidhjen e halleve të njerëzve. Shpresa për t’u ringritur përmes një opozite të fortë ka marrë goditje të njëpasnjëshme, përpjekjet tona përmes denoncimeve dhe hetimi të aferave korruptive i është mbivendosur një luftë e brendshme. Personalisht investova gjithçka , sot nuk dua të ndalem në çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur, kush kishte të drejtë dhe kush gabim”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: