Latifi, adoleshenti 15 vjeçar nga Lushnja është nisur drejt spitalit Bambini Jesu në Xhenova të Italisë.

E ëma e tij nuk mund ta shoqëroje në spital por ia ka dorëzuar me mirëbesim xhaxhait të tij pasi vetë ka probleme me shëndetin.

Gruaja është me pikë në zemër ama djalin duket qe ia ka dorëzuar pa asnjë merak xhaxhait, Bexhet Dedejt, i cili është kujdesur për Latifin që në ditët e para kur iu shfaqën problemet e sëmundjes dhe i ka zëne vendin e babait të ndjerë.

“Pasuria ime është vetëm djali. Latifi e do xhaxhain si babain e tij, ai nuk e jep veten, dje më tha mos qaj për mua kur te iki”,- thotë e ëma. Gjithë fshati ka dalë për të përcjellë Latifin…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: