Arbitri kryesor i ndeshjes Luzi 2008-Lushnja, Xhuljan Bacaj është goditur me grusht pas përfundimit të sfidës e cila u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të lushnjarëve. Policia e shtetit bën me dije se agresori është vënë në pranga.

Luzi- Lushnja 1-2
Golat: Mandela 87’ (11-m) / Xhejms 56’, Canka 58’

Gjyqtarë: Xhuljan Bacaj, David Përndreca (Laç), Erind Hasanaj (Fier);

Njoftimi i policisë:

Kavajë
Goditi arbitrin kryesor pas ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, vihet në pranga 44-vjeçari, punëtor i fushës së futbollit ku u zhvillua ndeshja.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 44 vjeç (punëtor i fushës), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”.
Ky shtetas, në përfundim të ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, në momentin që lojtarët dhe arbitrat po hynin në dhomat e zhveshjes, ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes. 44-vjeçari është neutralizuar menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe është vënë në pranga.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: