TIRANE – Këshilli Kombëtar i PKDSH-së në mbledhjen e organizuar në Tiranë, pasi analizoi punën e bërë gjatë vitit 2015, miratoi me unanimitet dorëheqjen e ish-deputetit dhe kryetarit të mëparshëm, Mark Frroku.

Pas këtij vendimi, këshilli kombëtar vendosi që në bazë të statutit të partisë të mandatojë në këtë post avokat z.Dhimitër Muslia, i cili do të mbajë këtë detyrë deri në zhvillimin e Kongresit të radhës.

Në mbledhje ishte e pranishme edhe deputetja e re e kësaj partie znj.Mirela Ferracaku, e cila u mandatua të mbajë postin e Sekretares së Përgjithshme të PKDSH.

Në këtë mbledhje të parë të Këshillit Kombëtar, pas dorëheqjes së Mark Frrokut, me mandatimin e kryetarit të ri të PKDSH, diskutimi u fokusua në zhvillimet politike në vend si dhe zgjedhjet e reja ne parti.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: