Përfaqësuesit e PD në Konferencën e Kryetarëve kanë deklaruar se janë në mbledhje vetëm për komisionin hetimor për investimet strategjike dhe se procedura e ndjekur nga Kuvend nuk është normale pasi janë bashkuar dy çështje me një urdhër.

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot për caktimin e datës së raundit të katërt për zgjedhjen e Presidentit dhe ngritjen e komisionit hetimor, sipas asaj që tha drejtuesja e mbledhjes, nënkryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj.

Felaj: Rendi i ditës ka disa pika. Pika e parë është përcaktimi i datës së raundit të katër për votimin e Presidentit të Republikës.
Do të vijojmë me caktimin e afatit të shqyrtimit të kandidaturës nga Komisioni i Ligjeve dhe në vijim do të kemi kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike.

Alibeaj: Në të gjitha rastet që kemi pasur mbledhje të konferencës së kryetarëve, sa herë që ka qenë për të diskutuar ose procedura e posaçme për zgjedhjen e presidentit, ose për axhendën parlamentare kanë qenë dy urdhra. Sot i keni bërë bashkë. Interesi ynë për këtë mblidhje ka të bëjë me pikën 3 për ngritjen e komisionit hetimor për verifikimin e investimeve strategjike.
Felaj: Ju ngritët një kërkesë për procedurë që nuk jeni dakord me 2 pikat e para të rendit të ditës.
Alibeaj: Janë dy procedura të veçanta, ju i keni bashkuar në një, kjo nuk është normale. Ne jemi këtu për pikën 3 për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb