Këshilli Politik do të mblidhet sot në orën 17:00 pas Gjiknuri ka pranuar kërkesën e PD- LSI për t’u ulur në tryezë për paketën e ligjeve që janë dakordësuar më parë por që kërkojnë miratim.

BalkanWeb mëson se pikërisht në këtë mbledhje do të miratohet paketa e ligjeve, pra një miratim formal i dokumenteve të dakordësuara më parë në këtë tryezë përtej projektligjit me amendamentet e Kodit Zgjedhor që miratohet sot në seancë apo që quhet dhe ndryshe tashmë ‘’marrëveshja e 5 qershorit’’.

Gjiknuri ka kërkuar dje vetëm një e-mail konfirmimi por duket se sot ka pranuar të ulet në tryezë me PD- LSI.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb