Stafi i “Tak Fak” mbërriti te banesa e qytetarit Tozo Tozaj për ta pyetur se pse kishte mbjellë ullinj mbi varrezat e fshatit. Gjithçka ndodh në fshatin Sevaster të Vlorës.
Sapo sheh gazetaren dhe ekipin e xhirimit, Tozaj kërcënon se do t’i vrasë me sëpatë, ndërsa godet me gurë edhe drejt kameras, duke rrezikuar operatorin.
Tozo Tozaj: Ik me kamera, mos u qas te porta… Ikni.. Me jep sëpatën… Sëpatën të të vras. Ik… (Kërcënon) Më prisni se ua rregulloj unë. Të mbys.
Ke ardhur kastile për keq.
(Gjuan me gurë drejt kameras)
Tozaj nuk ndalet me kaq. Me sëpatën me dorë ai niset drejt bashkëfshatarit i cili ka bërë denoncimin duke kërcënuar se do ta vriste.
“Tak Fak” njofton Policinë e Vlorës të cilët mbërritën në fshat menjëherë, duke shmangur pasojat e një ngjarje të paimagjinueshme.