Një konflikt që rrezikon të shkaktojë tragjedi nëse nuk ndërhyhet, është rasti që ka trajtuar emisioni “TakFak” këtë të mërkurë. Shkaku është zaptimi i pronës.
Denoncuesi Gjergj Kuka, me banim në Laç, në lagjen n.4 iu drejtua “TakFak” për një sherr të vjetër që daton që në vitin 2007, kur Nikoll Ndoj erdhi nga Mirdita dhe ngriti banesën pranë tokës së tij.
Gjergji foli me gazetarin e “TakFak” ku tregoi se sapo Nikolla vjen nga vendlindja e tij Mirditë, zapton tokën e shtetit dhe tenton t’i marrë edhe atij tokën, me pretendimin se e ka blerë.
Dy komshinjtë, pasi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, janë konfliktuar deri në dhunë fizike, në mënyrë të vazhdueshme, duke përdor sende të forta në mes të arës së Gjergjit, si drunj dhe thupra.
Gjergji tregon për mikrofonin e “TakFak” se ka xhiruar disa episode të dhunës të ndodhura mes tij e komshiut.
Nga pamjet, shihet se dhunuesja është bashkëshortja e Nikollës, mësuese në profesion, e cila ka dhunuar bashkëshorten e Gjergjit.
