Mbrëmjen e së hënës në banesën e Presidentit të Federatës Shqiptarë të Futbollit Armand Duka, u vendos eksploziv.

Lajmi ka marrë vëmendjen e media greke, ndërsa e kanë trajtuar ngjarjen gjerësisht.

‘Një shpërthim tronditi në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka të hënën e 24 janarit. Gruaja dhe djali i presidentit ishin në shtëpi në momentin e shpërthimit dhe nuk raportohet për të lënduar. Duka nuk ishte në banesë’, shkruan media greke.

Gjithashtu trajtohet edhe përplasja me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, ndërsa shkruan: ‘Në UEFA ka shqetësim për incidentin dhe për një arsye shtesë. Finalja e UEFA është planifikuar të zhvillohet në  25/5 në kryeqytetin e vendi. Duka kishte thënë se kishte marrë një mesazh kërcënues pak ditë para shpërthimit. Në Shqipëri janë caktuar 2/3 e zgjedhjeve në Federatë dhe Duka është sërish kandidat. Përballë tij si kandidat është kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, përfundon më tej  artikulli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb