5 trofe në 2 vite e gjysmë janë CV e Simone Inzaghi në krye të Inter, shifra që flasin qartë për ndikimin e tij te klubi zikaltër. Pavarësisht peshës së tyre, Inzaghi po shkruan historinë e Inter, duke u kthyer në një nga trajnerët më fitues të klubit pas epokës së artë të Helenio Herrera. Për Inzaghi-n kjo ishte hera e pestë që fiton këtë trofe, e treta radhazi me Inter, ndërsa më herët e kishte fituar edhe dy hera të tjera me Lazio-n, duke u kthyer në teknikun italian që e ka fituar më shumë Superkupën, 1 më shumë se Lippi dhe Capello.

Inzaghiii
Inzaghiii

Me Inzaghi në krye, Inter kap Milan, edhe kuqezinjtë e kanë fituar 7 herë këtë trofe, ishin gjithashtu ekipi i vetëm që e kishin fituar tre herë radhazi. Vetëm Juve e ka fituar më shumë se Inter Superkupën e Italisë, “Zonja e Vjetër” qëndron në majë me 9 trofe. Inzaghi konsiderohet tani si ekspert i Kupave të shpejta, por fakt është që në CV e tij i mungojnë trofetë e rëndësishëm, i mungon mbi të gjitha Serie A, trofe që e kërkon me insistim këtë sezon. Kjo ishte e qartë edhe pas suksesit në finale, trajneri dhe i gjithë ambienti janë sy e veshë nga Serie A, për më tepër tani që Juve i mori vendin e parë:

Simone Inzaghi
Simone Inzaghi

Rekordet? Unë jam i kënaqur për djemtë, për punën e bërë. Jam i kënaqur për shoqërinë që në këto tre vite nuk ka lënë asgjë mangët. Jam shumë i lumtur edhe për tifozët, të cilët bënë një rrugë të gjatë për të na mbështetur, festuam me ata pasi ky trofe i shkon atyre”, u shpreh Inzaghi pas finales.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb