Mbretëresha Elizabeta e Britanisë së Madhe nuk do të marrë pjesë në meshën e Vitit të Ri sot për shkak të ftohjes, njofton Pallati Buckingham, një javë pasi ajo nuk mori pjesë në meshën e Krishtlindjës, për herë të parë në disa dekada.

Elizabeta, monarkja 90-vjeçare që ka qëndruar më së gjati në pushtet në botë, nuk është ndjerë mirë siç raporton Reuters, pak para Krishtlindjeve.

“Madhëria e saj, Mbretëresha nuk do të marrë pjesë në meshën e të dielës në Sandringham sot”, thuhet në njoftimin e pallatit mbretëror, raporton rel.

“Mbretëresha ende nuk ndjehet e gatshme që të shkojë në kishë pasi po e merr vetën nga i ftohti”.
Elizabeta dhe bashkëshorti i saj, Princi 95-vjeçar Filip, janë ftohur pak ditë para Krishtlindjeve.

Filipi ka marrë pjesë megjithatë në meshën e Krishtlindjeve në kishën e Shën Mari Magdalenës në Sandringham, por mbretëresha e cila është udhëheqësja e Kishës së Anglisë, nuk ka marrë pjesë.

Familja mbretërore britanike ka festuar Krishtlindjet në këtë kishë prej vitit 1988, dhe Elizabeta asnjëherë nuk ka munduar në meshën e kësaj feste.

Pas gjashtë dekadave në fron, mbretëresha ka hequr dorë nga turnetë ndërkombëtare, por në Britani ajo vazhdon të kryejë detyrat e saj si monarke.

Më 20 dhjetor, pallati mbretëror ka njoftuar se megjithatë ajo ka hequr dorë nga disa veprimtari bëmirëse dhe organizata të tjera që të lehtësojë obligimet e saj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb