Policia italiane ka vënë në pranga një 42-vjeçar shqiptar, i cilësuar si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës.

Ai  u arrestua nga karabinierët në aeroportin e San Francesco të Assizit.

Operacioni i quajtur “San Mariano 2017”, u realizua pas më shumë se 7 muaj hetime nga karabinierët e Seksionit të Operacioneve italiane, i koordinuar edhe me Prokurorinë në Perugia.

Autoritetet  njoftojnë se operacioni  kishte qëllim goditjen e kësaj organizate e cila përbëhej nga 6 shqiptarë dhe ishin të vendosur në Italinë Qendrore ku edhe menaxhonin trafikun e drogës.

Hetimi bëri të mundur sekuestrimin e rreth 1, 400 kg marijuanë , armë dhe një gomone, shkruajnë mediat e huaja.

42-vjeçari shqiptar aktualisht ndodhet në burgun  Capanne.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb