Mbrojtësi anglez, Harry Maguire ka reaguar pasi mbeti jashtë listës së kombëtares së “3 luanëve”për Botërorin, duke pranuar se vendimi ishte një zhgënjim i madh për të.

31-vjeçari, i cili numëron 66 ndeshje me përfaqësuesen, theksoi se kishte punuar maksimalisht për të fituar një vend në skuadër, por trajneri kishte bërë zgjedhje të tjera për repartin defensiv.

“Isha i bindur se mund të luaja një rol madhor këtë verë për vendin tim pas sezonit që kam kaluar. Kam mbetur i tronditur dhe i zhgënjyer nga vendimi. Nuk kam dashur asgjë më shumë se sa të veshja atë fanellë dhe të përfaqësoja vendin tim në këto vite. I uroj lojtarëve më të mirën këtë verë”. Lista e Anglisë publikohet të premten.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Harry Maguire (@harrymaguire93)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: