Kush është mbrojtësi i majtë më i mirë në Serie A për momentin? Debati është i hapur dhe në mënyrë të pashmangshme mendimet shkojnë te Interi dhe Milani, klube të cilat mburren me anësorë si Theo Hernandez dhe Federico Dimarco. Kë do të zgjidhnit për 11-shen tuaj titullare?

Përgjigjen për këtë pyetje e ka dhënë si gjithmonë në mënyrën e tij, Radja Nainggolan, ish-mesfushori i Interit, në një intervistë për Controcalcio TV.

“A ka ndonjë lojtar të Milanit që do të ishte titullar për Interin? Mes Theo Hernandez dhe Dimarco unë zgjedh lojtarin zikaltër sepse ai dhuron 80 asistime dhe realizon 10 gola. Përderisa është futbollist i një ekipi që ka fituar titullin, normalisht që do e merrja atë” – Tha Radja.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb