Bartosz Salamon, mbrojtësi i Polonisë ka dhënë mendimin e tij për mediat, pas fitores 1-0 ndaj Shqipërisë, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Ai nuk mendon se ishte një ndeshje e barabartë, por shprehet se polakët morën bindshëm 3 pikët.

“Nuk e di si dukej nga jashtë, por më duket se kemi pasur një kontroll. Ne shënuam në pjesën e parë, më së miri do të ishte të shënonim një gol të dytë dhe të vri.snim lojën. Por ne kontrolluam Shqipërinë, ata kishin vetëm një gjysmë rasti. Ne donim të merrnim tre pikët bindshëm dhe ia dolëm. Kam arritur të tregoj atë që mund të bëj më së miri dhe jam i lumtur që fituam 1-0. Sot arritëm atë që donim, do të kthehemi te klubet me humor më të mirë”, – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb