Liverpool dhe Newcastle po monitorojnë situatën e mbrojtësit të Sporting CP, Ousmane Diomande. Siç shkruhet në FootballTransfers, The Reds janë në kërkim të një qendërmbrojtësi të nivelit të lartë, i cili mund të forcojë mbrojtjen e re të skuadrës. Pas largimit të Jurgen Klopp, Liverpool do të ketë ndryshime në ccdo repart dhe Diomande shihet si lojtari i duhur për prapavijën.

Newcastle janë gjithashtu të interesuar për lojtarin, me “Magpies” të etur për të forcuar skuadrën e tyre me lojtarë të nivelit të lartë, në mënyrë që të kërkojnë për vednet e para në kampionat. Sportingu ka qenë gjithmonë një supermarket i shtrenjtë dhe as në këtë rast nuk bën përjashtim. Për 20-vjeçarin, klubi portugez kërkon hiç më pak se 80 milionë euro.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb