Real Madridi mund të transferojë Alphonso Davies. Anësori i majtë nuk do të rinovojë kontratën me Bayern Munich e cila skadon në vitin 2025 dhe mbetet të shihet nëse kanadezi do t’i bashkohet Los Blancos këtë verë apo tjetrën. Bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes së tij nuk janë ndalur plotësisht, aq sa agjenti i lojtarit dhe drejtori sportiv i bavarezëve janë takuar së fundmi, por distanca mes ofertës dhe kërkesës është vërtetë e madhe.

Sipas asaj që raportohet nga Bild, Davies ka kërkuar rritje të pagës deri në 20 milionë euro bruto në sezon, shifër të cilën assesi klubi nuk ka ndërmend ta pranojë. Ai aktualisht merr pak më shumë se 10 milionë bruto në vit, rreth 7 milionë të ardhura fikse dhe 3.5 milionë bonuse, dhe dyfishi duket se është shumë për politikën e kampionëve të Gjermanisë.

Megjithatë, fjala e fundit nuk është thënë ende. Marca beson se Davies mund të shitet për një shumë prej 40 deri në 50 milionë euro, ndërsa Real Madridi është  gati të ofrojë vetëm 35.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: