Futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda, është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në Torino. Mbrojtësi i ekipit të Torinos ndodhej në bordin e “Mercedes C-Class AMG” të tij (makinë me vlerë gati 60 mijë euro), kur është përplasur me një “Jeep Renegade” të kuq.

Fotot e publikuara nga “Torinocronaca.it” tregojnë dëmtimin e makinave, çka dëshmon se përplasja ka qenë e fortë mes dy makinave. Për fat të mirë, nga pamjet mund të shohim edhe vetë Vojvodën dhe njeriun në xhipin e kuq duke qëndruar me këmbët e tyre, në gjendje të mirë.

Vojvoda 2

Të dy e kanë kaluar këtë aksident të frikshëm pa u dëmtuar. Mbrojtësi i skuadrës së Juric ishte rrugës për në stërvitje, në të cilën mori pjesë sërish, pavarësisht aksidentit rrugor.

Jeep

Frika e madhe kaloi, për fat të mirë asnjë lëndim serioz i Vojvodës, i cili do të thirret për ndeshjen e radhës në kampionat. Kjo nënkupton kthimin menjëherë te fitorja në shtëpi, ndaj Atalantës, në një tjetër ndeshje shumë të vështirë për “granata”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb