Një protestues, i cili ka marrë pjesë në tubimin kundër qeverisë, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka mbrojtur politikisht ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Sipas tij, Rama nuk ka lejuar që Balluku të përballet me burgun, pasi pretendon se kryeministri është bashkëpunëtor me të në veprimet për të cilat ajo akuzohet.

“Mbron krimin në Parlament. Mbron Ballukun, nuk e çon në burg, por çon njerëzit në burg për një parkim dysh. Nuk e lejoi Ballukun në burg se shkon edhe Edi me të, është bashkëpunëtor”, deklaroi protestuesi.

Ai kritikoi ashpër edhe mënyrën e qeverisjes në vend, duke pretenduar se institucionet janë nën kontrollin politik dhe se qytetarët po përballen me vështirësi ekonomike.

“Kam 25 vjet që jetoj në Angli. Akoma nuk kam bërë pushime. Kam ardhur të protestoj me familjen. Shqipëria ka marrë fund. Njerëzit nuk kanë lekë, ata kanë miliona”, u shpreh ai.

Protestuesi tha se, nëse kryeministrit do t’i interesonte realisht gjendja e qytetarëve, ai do të dilte përballë tyre, do të kërkonte falje dhe do të jepte dorëheqjen.

“Atij s’i intereson fare populli, por karrigia e vet. Nuk i intereson populli, sepse përndryshe do të dilte në shesh, të kërkonte falje dhe të jepte dorëheqjen. Ata vota i ka marrë me vjedhje. Nuk ka kontratë me popullin”, tha ai.

Deklaratat janë bërë gjatë protestës që vijon prej 74 ditësh, me qytetarët që kërkojnë ndryshime politike dhe shprehin kundërshtimin ndaj qeverisë Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: