Sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane në Lindjen e Mesme kanë kapur disa dronë iranianë, njoftojnë zyrtarët amerikanë.

Burimet nuk specifikuan se si SHBA i përgjuan dronët dhe ku.

Sipas Uashingtonit, Irani po sulmon Izraelin me 400-500 dronë. Ekspertët janë të shqetësuar për vazhdimësinë e konfliktit, ndërsa paralajmërojnë se Irani mund të përdorë edhe raketat balistike, si valë e dytë e sulmit.

Dronët kamikazë të nisur nga Teherani kanë shënjestruar objektivat ushtarake dhe ndërtesat qeveritare izraelite.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb