Eksperti i IT, Gent Progni deklaroi se nuk është e vërtetë që protestuesit hodhën vezë në drejtim të policisë, por vezët ishin për makinën e Erion Braçes.
Progni tha se deputeti socialist nuk i mbajti premtimet për uljen e akcizës së naftës, çmimit të ushqimeve dhe imputeve bujqësore.
Ai tha se grushti që mori nga “Shqiponjat” ishte kundër gjithë shqiptarëve.
“Kemi kulturë më shumë se këta. E patë sot si gënjyen pa pikë turpi, kur thanë se gjuajtëm policin me vezë?
Ne i hodhëm vezë makinës së Erion Braçes, sepse gënjeu me premtime në fushatë tha a doni ulje të akcizës së naftës, a doni uljen e TVSH, imputet bujqaësore, ulje të çmimit të ushqimeve.
Një mashtrues ordiner, që sot bën si opozitar, ndaj e mbushëm me 100 vezë makinën e tij.
Për mendimin tim duhet të kishim bërë më shumë dhe shefi i “Shqiponjave” ai që vrau Klodian Rashën na ofendoi dhe shtyu. Grushtin që mora ia ktheva vetëm me një vezë”, tha Progni.
