Gjashtë punonjës të Hipotekës së Korçës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërkohë që është pezulluar puna në këtë institucion. Lajmi bëhet i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Lorena Kodra. Kujtojmë se në 15 tetor u identifikuan dhe dy rastet e para me COVID-19 në këtë institucion, duke e çuar në 8 numrin e personave të prekur në total.

Ditën e djeshme, drejtoria vendore e Institutit të Shëndetit Publik në zbatim te protokollit ka kërkuar mbylljen e këtij institucioni, 21 deri në datën 25.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm pritet të bëhet dhe dezinfektimi i ambienteve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb