Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ka folur në lidhje me ngjarjet në dy seancat e fundit në Kuvend, sidomos me seancën e fundit ku kryeministri Edi Rama edhe pse u thirr në interpelancë nga opozita për çështjen McGonigal”, zgjodhi që të mos jetë i pranishëm dhe t’ia delegonte interpelancën ministres së Shtetit për

Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropalit.

Alizoti përdori një gjuhë të ashpër ndaj kreut të mazhorancës, duke e quajtur burracak, frikacak dhe njeri që dezerton nga detyra në raste krize.

Ai u shpreh se karrigia e kryeministrit nuk braktiset në kohë krize dhe se Rama duhet ose të ngrihet në lartësinë e detyrës ose të japë dorëheqjen.

Pjesë nga biseda në studio:

Nisida Tufa: Si i komentoni ngjarjet e fundit në Kuvend dhe braktisjen e seancës nga kryeministri Rama?

Tomorr Alizoti: Ka mbetur vetëm fjala Parlament por asnjë element që e përkufizon të tillë.

Në këto dy seanca kryeministri zgjodhi të mos jetë kryeministër, sepse duhet të jesh i tillë në ditë të mira e të këqija, Nuk mund të lësh vendin bosh vetëm se je trembur.

Unë e dija që ishte frikacak, por kurrë në këto nivele.

Kur thirret për interpelancë thirret kryeministri nuk mund të delegohet tek ministrja.

Nisida Tufa: Po prononcimet e tij në media i keni ndjekur?

Tomorr Alizoti:  Kam humbur çdo respekt për këtë person. Nuk është politika. Është në një vend që mund të përballet me kriza dhe mund të zgjedhë të ikë. Është dezertim në detyrë.

Është turp, për të qeshur e për të qarë që kryeministri nuk vjen në Parlament, nuk vjen në detyrë.

Është burracak. Nuk je vetëm për të shpërndarë tendera e për të shijuar postet.

Ky mund të jetë nga ata që futet poshtë tavolinën.

Ose duhet të përballohet kriza ose jep dorëheqjen. Nuk mund të braktisësh detyrën.

Kjo nuk ndodh as me diktatorët. Ky nuk ka asnjë timbër për të qenë edhe diktator se duhet të jesh kurajoz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb