Zbardhet kërkesa e Partisë Demokratike, që u depozitua sot në Kryesinë e Kuvendit, për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal.

Në shkresën në fjalë të depozituar nga nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi dhe Albana Vokshi, kanë firmosur 44 deputetë, ndërsa parashtrohen 5 kërkesa.

KERKESA E PD PER NGRITJEN E KOMISIONIT HETIMOR
OBJEKTI:
Kërkohet ngritja e Komisionit Hetimor të Kuvendit “Për verifikimin e
ligjshmërisë të:

(i) Kontakteve dhe marrëdhënieve të Kryeministrit Edi Rama me agjentin special të FBI Charles McGonigal, me shtetasin Dorian Duçka dhe ish-agjentin e Sigurimit të Shtetit Agron Neza, si dhe përfshirja e tyre në marrëdhënie dhe
ndërveprim me agjentin special të FBI Charles McGonigal dhe oligarkun rus
Oleg Deripaska;

(ii) Nxitjes, ndikimit, porositjes, përdorimit, përfshirë përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, rryshfetit apo pasurive publike, ndaj agjentit special të FBI
Charles McGonigal dhe/ose agjentë të tjerë të përfshirë, për përfitime politike
të Kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të Opozitës
shqiptare;

(iii) Lejimit, lehtësimit dhe favorizimit të bërjes biznes në Shqipëri, përfshirë
dhënies së lejeve, licensave, dhe autozimeve shtetërore nga Qeveria apo entitete
shtetërore shqiptare, për investimet e oligarkut rus Oleg Deripaska, person i
afërt i Vladimir Putin dhe njëkohësisht nën sanksione nga SHBA, dhe që nga
data 08.04.2022 i sanksionuar nga Bashkimi Europian dhe Republika e
Shqipërisë;

(iv) Hapjes dhe zhvillimit të aktiviteteve të biznesit në Shqipëri të agjentit special
të FBI Charles McGonigal; si dhe

(v) Marrëdhënieve të biznesit në Shqipëri të kryera nga, ose ndërmjet shtetasve,
Oleg Deripaska, Charles McGonigal, Dorian Duçka, Mark Thomas Rossini,
Agron Neza, Shefqet Dizdari, përfshirë të gjithë ortakët, bashkëpunëtorët dhe
përfaqësuesit e këtyre të fundit, me kompani vendase apo të huaja në Shqipëri,
apo me institucionet shtetërore Shqiptare”.

Neni 77 i Kushtetutës së Shqipërisë, Neni 25 i Rregullores së Kuvendit, si dhe Ligji Nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, të ndryshuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb