Gjatë një takimi me fermerët kryeministri Edi Rama, foli për paketën e rezistencën

Një qytetar shtroi problemin e mungesës së naftës, ndërsa më 1 prill fillon edhe mbledhja.

Ministrja e Bujqësisë i sugjeroi qytetarit se nëse nuk ka aplikuar tek skema e kompensimit të aplikojë, ndërkohë kryeministri Rama ka ndërhyrë duke theksuar se nuk mund të krahasohet me kultura të tjera, dhe se rasti i qytetarët në fjalë është ndryshe, duke theksuar që para datës 7 prill të ketë përfituar..

Qytetari: Me 1 prill fillojmë mbledhjen por naftë nuk kemi?

Krifca: Ne kemi marrë masa të ecim shpejt me verifikimin administrativ. Dhe kemi informacion për ata që kanë aplikuar vjet…Por besoj që brenda muajit prill do të lëvrojmë naftën, nëse nuk ke aplikuar, apliko.

Rama: Të presësh në fund të prillit mund të funksionojë për të tjerë. Duhet futur menjëherë në verifikim sipërfaqe të mëdha që lidhen me kulturat që mbillen tani, apo që mbillen më vonë, të presin. Para 7 prillit ata duhet të kenë lekë, ndryshe nuk kanë se si e bëjnë…sepse do të ishte një shpenzim që ju t’i hidhni lekët më parë. Që të mos iu kujtohet Mujo Ulqinaku kur të mendojnë për ty, kjo është ideja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb