Policia sllovene ka sekuestruar një ngarkesë të madhe kokaine, 260 kilogramë, në portin e Koperit pasi dy zhytës u panë pranë një anijeje që transportonte sojë nga Amerika e Jugut.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia sllovene e lajmeve Sta. Dy burrat, një shtetas brazilian dhe një shtetas shqiptar, mbërritën në port me jet ski përtej lumit Rizana.

Sipas medias sllovene, kokaina në tregun e zi kap vlerën e rreth 10 milionë eurove.

(Balkanweb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: