Ata kishin fshehur gati dy kilogramë kokainë brenda një mikrovale, për ta transportuar, pa ngjallur dyshime, nga Holanda në Greqi, ku ‘malli’ do pritej nga një 40-vjeçare shqiptare.

Pas hekurave tashmë kanë rënë babë e bir, 49 dhe 22 vjeç. Dje pas një operacioni të koordinuar policor, në Kretë, Atiki dhe Promachona, u arrestua si bashkëpunëtore, shqiptarja.

Nga hetimi i policisë rezultoi se babë e bir merreshin me furnizimin, transportin dhe importin e sasive të kokainës në Greqi nga vendet e huaja dhe më pas në trafikimin e tyre në Kretë. Konkretisht, sipas Policisë, dy personat kishin udhëtuar më parë drejt vendeve të huaja për të siguruar një sasi kokaine.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më pas, për ta transportuar nga Holanda në Greqi, e kanë dorëzuar drogës si pajisje shtëpiake në një kompani transporti, me destinacion Atikën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb