MAQEDONI E VERIUT

Autoritetet doganore në Maqedoninë e Veriut ka bllokuar një sasi të madhe droge  prej 350 kg të llojit marijuanë në pikën e kalimit kufitar në Tabanovcë. Sipas mediave vendase, droga ishte fshehur në një kamion, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar mbi 60 vjeç.

“Gjatë kontrollit të makinës, në 130 paleta të punuara specialë për transport të luleve janë ngarkuar në mjetin transportues, mirëpo gjatë kontrollit doganierët kanë kapur rreth 350 kilogram marijuanë” kanë njoftuar nga Drejtoria e Doganave.

Për këtë rast, Prokuroria e Kumanovës do të dorëzojë padi penale për prodhim të autorizuar dhe futje në treg të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: