Tre shqiptarë dhe një rumun janë arrestuar nga policia greke, jashtë një lokali në rrugën Aleksandras. Policia mbërriti në zonë pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.

Sapo mbërrin në vendngjarje kanë lokalizuar në një trotuar katër persona të dyshimtë. Teksa janë afruar për kontroll, njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë dhe ka tentuar të qëllojë drejt policisë, por arma është bllokuar.

Të katër personat u arrestuan, ndërsa njërit prej tyre iu gjet një thikë,.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb