Arrestohet në Vorë 41 vjeçari Elton Andreica, i njohur edhe me mbiemrin Muça.
Ai u kap me armë zjarri pistoletë pa leje, ndërsa në momentin e ndalimit ka kundërshtuar efektivët që ishin vënë në ndjekje të tij.
Ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjet edhe një jelek antiplumb.
41 vjeçari është person me precedent penal i dënuar më parë “për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Ndërsa edhe më herët ka kundërshtuar forcat e policisë gjatë arrestimeve. Grupi hetimor ka dyshime se 41 vjeçari është i përfshirë në aktivitete të paligjshme, ndërsa po hetohet si i përfshirë në shitjen e armëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb