SARANDË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Sarandë, ku një 42-vjeçar është kërcënuar dhe dhunuar nga tre persona, të arrestuar ditën e djeshme nga policia.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se autorët Sinan Proda, 57 vjeç, ish shofer i SHIK Sarandë, i dënuar më parë për vrasje; Enrik Proda, 29 vjeç dhe Armando Hako, 40 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje me armë; ditën e hënë më 12 shtator kanë shkuar rreth orës 22:30 të maskuar dhe me armë te bar restorant “Sunset” në lagjen nr.4 dhe kanë qëlluar me sende të forta 42-vjeçarin E.Kushova, teksa në lokal ka pasur dhe klientë të tjerë. Kushova ka qenë duke darkuar me familjen kur e qëlluan.

Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi me një mjet tip “Ford” me targa italiane. Ditën e djeshme policia ka mundur t’u vërë prangat tre autorëve të dyshuar, të cilët dyshohen dhe për vepra të tjera penale. Ata konsiderohen nga policia si persona me rrezikshmëri të lartë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Armando Hako rezulton i dënuar më parë për vjedhje me armë të një automjeti, ngjarje e ndodhur në 5 gusht 2013 në fshatin Nivicë të Sarandës, ku në bashkëpunim me Lulëzim Tabakun i vodhën me kallashnikov makinën Thanas Mungulit për larje hesapesh.

Sipas informacioneve nga policia, në dhunimin e 42-vjeçarit ka marrë pjesë Enrik Proda dhe Armando Hako. Ndërsa Sinan Proda, babai i Enrikut akuzohet se ka ndërruar targën e mjetit dhe e ka fshehur. Ngjarja dyshohet për prishje pazaresh mes Prodës Hakos dhe Kushovës.

Sinan Proda në vitin 2010 në Tiranë ka vrarë me thikë fqinjin e tij te “Komuna e Parisit” të quajtur Dritan Selimi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: