Nedim Bajrami ishte legjionari i vetëm në Serie A që ndryshoi ambient gjatë merkatos së janarit. Fantazisti kuqezi zgjodhi Sassuolo-n për të vijuar karrierën, një lëvizje që me sa duket përmbush egon e tij.

Në prezantimin zyrtar, Bajrami zbuloi arsyet e këtij transferimi:

“Zgjodha Sasuolon, sepse është një skuadër shumë e rëndësishme dhe ka një trajner që e njihja. Kam folur me të dhe këtu ka djem shumë të fortë. Pritshmëritë e mia janë të ndihmoj skuadrën me karakteristikat e mia, të shënoj sa më shumë gola dhe të jap sa më shumë asiste që të jetë e mundur.

Sigurisht nuk mund të mungonte dhe një pyetje në lidhje me Shqipërinë, pse vendosi të përfaqësojë ngjyrat kuqezi: Kam qenë pjesë e gjithë sektorit të moshave të Zvicrës dhe më pas më ka telefonuar Edi Reja. Më ka kërkuar nëse doja të shkoja me Shqipërinë. Kam folur me familjen time dhe në fund zgjodha me zemër për Shqipërinë. Jam shumë i lumtur dhe krenar që luaj me Shqipërinë. Një ndeshje e veçantë ishte debutimi kundër Hungarisë dhe ndeshja kundër Italisë”, theksoi ndër të tjera Bajrami gjatë prezantimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb