Ivana Knoll nuk e ka ndërmend të ndalet. Pasi shkëlqeu në tribunat e Botërorit të Katarit, numri i postimeve dhe pëlqimeve në Instagram ka ardhur vetëm duke u rritur.
Së fundmi, tifozja seksi e Kroacisë ka publikuar një fotografi, ku shihet që mban çizme të gjata dhe bikini të…zeza!
30-vjeçarja ishte në xhirime për një fotosesion në Miami, ku ka qëndruar javët e fundit për të përfituar nga fama e saj e re. Ajo është parë duke qëndruar me shumë persona të famshëm, me të cilët me siguri njihet përpara Botërorit.
Pas festës me yllin e Hollivudit, Jamie Foxx gjatë Vitit të Ri, Knoll ishte e ftuar në festën e ditëlindjes së familjes mbretërore të aktorit Leonardo Di Caprio në fillim të këtij muaji, ku ajo gjithashtu u shoqërua me reperin Drake.
Knoll ka njoftuar të gjithë se viti 2023 do jetë viti i udhëtimeve, pasi ka planifikuar të shijojë pushimet në vende të ndryshme, ndër to mund të përmendim Japoninë, Kolumbinë dhe Meksikën.

