Ivana Knoll prej më shumë se një viti është kthyer në një nga emrat më të njohur në rrjetet sociale, që kur u shfaq në tribunat e Katar 2024 në mbështetje të Kroacisë. Modelja kroate ka miliona ndjekës në rrjetet sociale ku poston foto tunduese për ta. Por njëkohësisht, ajo ka nisur të tregojë edhe videot ë pasionit të saj, atë që të bëhet një DJ e famshme.

Dhe me një sërë postimesh në Instagram, ajo ka reaguar ndaj personave të cilët sipas saj e sulmojnë sepse po tregohet shumë më e zonja edhe në këtë pasion të ri.

“Gjithë jetën time kam pasur deri tani një numër të madh personash që më urrejnë. Çdo gjë që bëj merr shumë vëmendje pasi ajo që bëj është emocionuese dhe disi e kuptoj që nga kjo lind stres dhe urrejtje.

Por unë nuk do ta kuptoj kurrë se si një mashkull mund të jetë xheloz për suksesin e një gruaje. Për të gjithë artistët kolegë të mi që “duan të bëhen të famshëm” të cilët shtojnë urrejtjen ndaj meje, i them të vazhdojnë të bëjnë DJ në garazhet e tyre ndërsa unë jam bërë për gjërat e mëdha, pasi kam më shumë b**e se të gjithë ju së bashku.

Dhe po, kam refuzuar miliona dollarë teksa nuk kam hapur ONLYFANS. Dhe po kam refuzuar miliona dollarë pasi nuk i kam shitur kurrë trupin apo shpirtin tim askujt dhe nuk do ta bëj kurrë.

Po, jam seksi dhe po, flas 4 gjuhë. Dhe po, kam master në teknologji grafike. Dhe po, paguaj gjithçka për veten. Dhe po, di të bëj DJ. Dhe po, kam firmën time të bikinive. Dhe po, jam influencer më e madhe në Kroaci. Dhe po, punoj shumë. Dhe po, jam në rrugën e duhur për t’u bërë më e mira”, shkruante ndër të tjera bukuroshja kroate.

Saddsasdasdasdasdasdasdasdadas
Saddsasdasdasdasdasdasdasdadas
Saddsasasdasadsadsadsadasd
Saddsasasdasadsadsadsadasd

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: