Policia e Beratit ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, duke finalizuar operacionin e koduar “Transportuesi”

Gjatë aksionit, ka arrestuar një person dhe proceduar në gjendje të lirë një tjetër, pasi janë kapur duke qarkulluar me lëndë narkotike në automjet,

Policia ka sekuestruar 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis dhe një peshore elektronike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se 1 shtetas po shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kokainë, në qytetin e Beratit, organizuan punën për kapjen e tij. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– O. K., 36 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. H., 27 vjeç, të dy banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, në lagjen “Uznovë”, Berat, automjetin me të cilin udhëtonin këta dy shtetas.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit O. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, ndërsa shtetasit E. H. i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Më pas, në bashkëpunim dhe me shërbimet e DVP Durrës, u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit O. K., në qytetin e Durrësit, ku u gjetën dhe u sekuestruan dhe 27 doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: