Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përplasur në Kuvend me socialistin Arbjan Mazniku, një nga hartuesit e draftit të Reformës Territoriale. Berisha e akuzoi Maznikun për mungesë transparence dhe e pyeti për çështjen e hotelit në Barcelonë, duke kërkuar të dijë se kush kishte paguar faturën e qëndrimit të tij.
“Si ka mundësi që ti je këtu dhe Erion Veliaj në burg? Nuk je as për dosjen 5D në burg. Çfarë ke ti? Se s’po futem te jeta tjetër, se e di vetë ti. Pse ai është në burg dhe ti je këtu?! Çfarë ka bërë ai më shumë se ty? Po për Barcelonën e harrove ti? Si shkove në hotel Barcelona ti? Kush e pagoi faturën?
Ndaj vjen me dokument këtu dhe thotë: qytetarët janë pyetur! Ç’jeni kështu mo. Ndaj shkelmon me patetizëm interesat e qytetarëve. Keni sjellë dhe Gardën këtu se ndoshta po bëni prova për të gjuajtur Edi Ramën. Por ai më mirë mos të vijë këtu. Ai është figura më e urryer e shqiptarëve dhe në Ballkan. S’ka të dytë si ai.”, tha ai.
