Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi, ishin pranë njëri-tjetrit teksa shihnin finalen e Kampionatin Botëror të ragbit në Paris të shtunën mbrëma.

Ylli i muzikës pop, 32 vjeçe, dhe regjisori i filmave, 48 vjeç, dukeshin shumë të lumtur teksa brohoritnin nga tribuna, shkruan DailyMail.

Rita në një moment tregoi me gisht nga fusha, teksa bashkë shihnin Afrikën e Jugut të fitonte me rezultatin 12-11 ndaj Zelandës së Re në “Stade de France”.

Regjisori Taika Waititi është i lidhur ngushtë me ekipin All Blacks NZR+, që janë ekipi përfaqësues i Zelandës së Re në ragbi. Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” kishte veshur një pallto të zezë dhe xhinse elegante për mbrëmjen në stadium.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më vonë ajo zbërtheu pallton për të zbuluar se kishte veshur një fanellë ragbi të ekipit All Blacks, duke u futur në atmosferën e ngjarjes së madhe.
Ajo dukej më se tërheqëse dhe elegante, me flokët e saj të cilat ishin lidhur në një topuz të çrregullt me fije që i kornizonin fytyrën e saj përpara.

Rita u pa gjithashtu në një moment rastësor duke qeshur me tenistin numër një në botë, Novak Djokovic, ndërsa turma ishte e mbushur me figura të tjera publike, përfshirë aktorin Jason Mamoa.

Këngëtarja Mika ishte ajo e cila argëtoi publikun me një sërë këngësh para ndeshjes në finalen e Kupës së Botës në Rugby të zhvilluar në “Stade de France” në Paris.

Rita e kaloi gjithë pjesën tjetër të mbrëmjes, në prani të bashkëshortit të saj në tribunat e stadiumi, teksa takimi me figurat e tjera publike duket se ishte vetëm një moment rastësie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb