Eraldo Çinari ka luajtur vetëm 6 ndeshje me Shkëndijën deri më tani, por është kthyer në një protagonist absolut në kampionatin elitar të Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi 26-vjeçar është bërë pjesë e formacionit më të mirë të muajit në kampionat. Çinari është i vetmi shqiptar që shihet në 11-shen titullare dhe është vlerësuar si më i miri nga formacioni, siç shihet nga postimi i shpërndarë nga faqja zyrtare.

Ish-futbollisti i Partizanit dhe Vllaznisë po përshtatet mirë te Shkëndija, pasi ka shënuar 4 gola, sakaq akoma nuk ka shijuar një asist. Ekipi me të cilin luan ai renditet në vendin e 3-të me 41, me ndeshjen e radhës që është ndaj Pobeda.

5t

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb