Policia e Elbasanit ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, duke sekuestruar një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, ndërsa ka vënë në pranga poseduesin e tyre.

Policia ka arrestuar 64-vjeçarin R. Ç., i cili mbante armën e zjarrit kallashnikov dhe municionin pa leje në banesë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R.Ç në fshatin Xibrakë, Elbasan.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 64 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb