TIRANË

Rruga pranë shtëpisë së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, do të mbajë emrin e tij. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zbuloi sot, gjatë vizitës në një shtëpi të rindërtuar në Kashar, një detaj nga vizita që pati në familjen e të riut, gjatë së cilës babai i Klodianit, Qazimi, i ka kërkuar që emri i rrugës pranë shtëpisë të mbajë emrin e djalit të tij.

Veliaj u shpreh se dëshira e të atit do t’i shkojë për propozim Këshillit Bashkiak të Tiranës javën e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb