I ftuar në emisionin “Open” në News24, ish- ministri Aldo Bumçi ka deklaruar se me qeverinë në pushtet nuk ka më siguri prone.

Ai shtoi se me largimet masive të shqiptarëve jashtë vendit, po vënë në rrezik skemën e pensioneve, pasi me largimin e fuqisë punëtore nuk do të ketë mjaftueshëm punonjës që paguajnë sigurime shoqërore që do të mundësonte pagimin e pensioneve për të moshuarit.

Bumçi: Sot janë të rrezikuara Shallvaret. Nuk ka më pronë të sigurt me këta. Venidmi i Arbitrazhit, mbylli një media. 110 mln i paguajmë ne jo Rama e Veliaj.
Të marrim prona e të mbyllim media e të largojmë shqiptarët, kjo është para me Ramën.
Do vihet në rrezik skema e pensione.
Me largim të krahut të punës kush e mban skemën e pensioneve me sigurimet shoqërore. Vetëm përpara do të thotë sulltanati i Ramës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: