Qendrat e votimit në të gjithë Turqinë u mbyllën pasi votimi për zgjedhjet lokale përfundoi në orën 5 pasdite sipas orës lokale.

Kandidatët nga 34 parti politike konkurruan në zgjedhje, me mbi 206,000 qendra votimi të ngritura në të gjithë vendin.

Votuesit që jetojnë në qytetet më të mëdha të Turqisë hodhën votat e tyre për kryetarin e bashkisë metropolitane, kryetarin e bashkisë, anëtarët e këshillit të qytetit, si dhe për këshillat e pleqve. Këto qytete përfshijnë kryeqytetin Ankaranë, Stambollin dhe Izmirin – tre qytetet më të mëdha të vendit për nga popullsia – si dhe Adana, Antalia, Aydin, Balikesir, Bursa, Denizli, Diyarbakir, Erzurum, Eskisehir, Gaziantep, Hatay, Kahramanmaras, Kayseri, Kocaeli. , Konia, Malatya, Manisa, Mardin, Mersin, Mugla, Ordu, Sakarya, Samsun, Sanliurfa, Tekirdag, Trabzon dhe Van.

Fushat kryesore të betejës janë qendra ekonomike e vendit, Stambolli dhe kryeqyteti, Ankaraja, të cilat Erdogan i humbi në vitin 2019.

Për opozitën – e ndarë dhe e demoralizuar pas një disfate në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit të kaluar – mbajtja e Stambollit dhe Ankarasë do të ishte një nxitje e madhe dhe do të ndihmonte në rimobilizimin e mbështetësve.

Erdogan tha se shpresonte që zgjedhjet, do të lajmëronin fillimin e një epoke të re dhe një shekulli të ri.

Turqia shënoi njëqindvjetorin e themelimit të republikës vitin e kaluar.

Rreth 61 milionë qytetarë iu drejtuan kutive të votimit, ku më shumë e 1 milion prej tyre ishin votues për herë të parë.

Rreth 594,000 personel sigurie ishin në detyrë në të gjithë vendin për të siguruar që votimi të shkonte pa probleme.

Megjithatë, një person u vra dhe njëmbëdhjetë të tjerë u plagosën në qytetin e Dijarbakirit, ku një mosmarrëveshje u shndërrua në konflikt të dhunshëm.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: