Marash Kumbulla përmbylli në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e tij te Roma. Klubi italian fitoi Conference League, pikërisht në Shqipëri, në Air Albania. Mbrojtësi shqiptar ka dhënë një intervistë për Marcan, ku është ndalur të flasë për shumë tema. Tirana, origjina, Shqipëria, objektivat me kuqezinjtë, e ardhmja dhe aspekti personal, ishin disa nga çështjet e prekura.

“Të fitoja Ligën e Konferencës në Tiranë do të thotë shumë për mua. Është shumë e veçantë. Shqipëria është vendi im, i prindërve të mi dhe i gjithë familjes sime. Është e vërtetë që kam lindur në Itali, por e identifikoj veten me këto ngjyra dhe kam një detyrë të përfaqësoj mirë popullin tim.

 

Tirana – Shqipëria nuk kishte pasur kurrë mundësinë të priste një finale të një ngjarjeje kaq të rëndësishme. Unë si shqiptar jam shumë i emocionuar që e fitova titullin e parë të karrierës në Tiranë. Në fund të finales kërkova një flamur dhe nuk e hoqa. Tani, si kombëtare kemi synime të rëndësishme. Duam të bëjmë mirë në Ligën e Kombeve dhe të përpiqemi të futemi në ‘Euro 2024’.

 

Yu
Yu

 

Roma– Në skuadër të gjithë ndihemi të rëndësishëm. Për mua ka qenë një sezon shumë i rëndësishëm, i rritjes. Kam luajtur 28 ndeshje, duke përfshirë ndeshje të rëndësishme si në Ligën e Konferencës ashtu edhe në Serie A. Padyshim që jam ambicioz dhe dua të përmirësohem, por jam krenar për rrugën time të deritanishme”.

 

E ardhmja – “Trajneri më është përgjigjur tashmë në prag të finales kur tha se jam ende 100% në planet e Romës. Meqë Mourinho e tha këtë, nuk kam asgjë më shumë për të shtuar” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: