TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një foto disi ndryshe për të përshëndetur shqiptarët mëngjesin e sotëm dhe për t’iu uruar ditën në vijim. Në foto shfaqet vetë ai, ndërsa shënon kosh në lojën e tij të preferuar pas shahut, basketbollin.
Por nëse do mendonit se kryeministri do ishte me rroba sportive e atlete, gaboheni! Rama ka treguar se edhe me kostum serioz mund të shënojë.
“MIRËMËNGJES ? dhe ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Kryeministri, kësaj radhe pa treguar ndonjë prej punëve të Rilindjes urbane.
(m.k/BalkanWeb)