Një eurodeputet i ekstremit të djathtë nga partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) shpërtheu ne fyerje dhe gëzim për vdekjen e David Sassoli.

Presidenti i Parlamentit Evropian Sassoli vdiq të martën në moshën 65-vjeçare, duke shkaktuar një vërshim simpatie nga eurodeputetët dhe liderët evropianë. Por AfD-ja mori një qëndrim tjetër, të paktën privatisht. Ndërsa një deklaratë zyrtare nga partia tha se Sassoli “vdiq shumë herët” .

“Më në fund, ai derr i ndyrë është zhdukur,” shkroi Nicolaus Fest, një eurodeputet i AfD, në një bisedë me anëtarët e tjerë të fraksionit të tij. “Një antidemokrat, një turp për çdo ide parlamentare.” Pasi komentet e tij u bënë publike, Fest postoi në Facebook në përpjekje për të justifikuar fjalët e tij por jo për të kërkuar falje.

Nderkohe kreu i partisë AfD Jörg Meuthen është distancuar nga deklaratat e Fest.

“Një deklaratë e tillë për një koleg që sapo ka vdekur pas një sëmundjeje të rëndë është shqetësuese, thellësisht e neveritshme dhe e pafalshme,” tha Meuthen për ARD.

Reagimi i deputetëve të lartë të PE ishte i shpejtë.

Katarina Barley, nënkryetare e Parlamentit dhe një anëtare e socialdemokratëve gjermanë, tha se komentet e ARD Fest ishin “karakteristikë të autorit të tyre dhe të atij përbuzjeje për njerëzimin kundër të cilit Sassoli ka qëndruar gjithmonë me vendosmëri”.

Barley i tha POLITICO: “Një nga shumë arsyet pse David Sassoli u respektua përtej linjave partiake ishte se ai nuk toleronte gjuhën e urrejtjes në Parlamentin Evropian. Deklarata e zotit Fest është e neveritshme dhe një shembull i urrejtjes dhe paturpësisë ndaj të cilave Davidi ka qëndruar gjithmonë me vendosmëri. Fakti që zoti Fest refuzon të kërkojë falje për komentet e tij të pahijshme flet vetë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb