PS kërkoi mbylljen e diskutimeve dhe kalimin në votim. Pas rinisjes së Kuvendit janë votuar projektligjet në rendin e ditës. Në këtë mënyrë ka përfunduar edhe seanca plenare, pas rreth 3 orësh diskutime.
Seanca u zhvillua me tensioneve dhe pavarësisht thirrjeve të kreut të Kuvendit, Niko Peleshi, deputetët e opozitës ka vijuar të përplasin tavolinat.
Gjithashtu deputetë të opozitës kanë bllokuar Foltoren.
Opozita ka shprehur qëndrimin e saj të qartë se nuk do të lejojë vijimin e punimeve të Kuvendit nëse në seanca nuk do të diskutohet për kreun e SHISH.
